23:55 / E Shtunë, 11 Korrik 2020 / indeksADMonline

Dy gola të anuluara, një karton i kuq – Atletico Madrid djersitet shumë për 3 pikë

Skuadra e Atletico Madrid ka shënuar një fitore tejet të vështirë kundër Betis me rezultat 1:0.

Klubi nga Madridi në pjesën e parë shënoj dy gola por që të dyja u anuluan nga VAR, njëra për prekje me dorë e tjetra për shkak të pozitës jashtë loje, transmeton Indeksonline.

Gjërat u bën më keq për Atleticon kur Hermoso u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 57-të.

Kur dukej se gjërat po shkonin në favor të Betis, ndodhi e kundërta. Diego Costa shfrytëzoj një krosim të Carrascos për ta kaluar Atletico Madridin në epërsi në minutën e 74-të.

Me këtë fitore, Atletico Madrid vazhdon të qëndroj në pozitën e tretë me 3 pikë më shumë se Sevilla por që këta të fundit kanë një ndeshje më pak./Indeksonline/