16:22 / E Martë, 28 Mars 2023 / MSH

Dy gra vriten me thikë në një qendër islame në Lisbonë

Dy gra janë vrarë me thikë në një qendër fetare myslimane në kryeqytetin portugez, Lisbonë.

Sulmi ndodhi në Qendrën Ismaili në Avenida Lusíada. I dyshuari, i cili posedonte një thikë të madhe, është qëlluar në këmbë nga policia, shkruan BBC.

Më pas ai është ndaluar dhe është dërguar në spital. Motivi i sulmit ende nuk është i qartë.

Policia tha se ata morën një telefonatë rreth orës 11:00, pasi i dyshuari hyri në qendër, transmeton Indeksonline.

Oficerët i kërkuan të dyshuarit të ndalonte sulmin, por ai nuk iu bind urdhrave dhe u qëllua.

Duke folur për SIC Notícias , udhëheqësi i komunitetit islam Nazim Ahmad tha se sulmuesi ishte afgan dhe se dy viktimat ishin gra portugeze.