21:46 / E Diele, 12 Shkurt 2023 / C E

Dy javë më parë fusha në Mitrovicë tërësisht e përmbytur në ujë, sot fëmijët shijuan ndeshjet në të

Javë më parë disa nga qytetet e Kosovës ishin në gjendje të rëndë pas përmbytjeve që u shkaktuan si pasoj e reshjeve të shiut.

Në mes të tyre ishte edhe qyteti i Mitrovicës dhe fusha e futbollit në të cilën stërviten mbi 1000 fëmijë, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, dy javë më vonë, fusha i është kthyer normalitetit dhe ku janë zhvilluar edhe gara.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryeshefi i ndërmarrjes “Ibër-Lepenci”, të cilët kanë dhënë kontribut të madh në këtë drejtim.

Ky është njoftimi i Fatmir Mujka:

Kënaqësi e jashtëzakonshme të shohësh përsëri buzëqeshjen e mbi 1000 fëmijëve në fushën e cila para 2 javësh ishte e përmbytur nga reshjet e fundit në Mitrovicë.

Futbollistë të rinj nga të gjitha trevat shqiptare, përsëri në Mitrovicë, ikonën e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të shtetit tonë, na i ngrohën zemrat në këtë ditë të ftohtë dhe na motivuan të vazhdojmë të punojmë për ta pamvartësisht pozitës apo përgjegjësisë që ushtrojmë.

Shumë i gëzuar që nëpërmes ndërmarrjes “Ibër-Lepenci” ndihmuam realizimin e këtij projekti dhe mbajtjes së Mitrovicës në ballë të organizimeve sportive në Kosovë.