20:30 / E Hënë, 11 Janar 2021 / Blerim

Dy kandidatët e LDK-së në Mitrovicë për deputetë

Flutura Beka dhe Fahredin Spahija do të jenë kandidatët e degës së LDK-së në Mitrovicë për deputetë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të bërë në FB, kryetari i kësaj dege në Mitrovicë.

Ky është postimi i Safet Kamberit:

Flutura është nënkryetare e degës së LDK-së në Mitrovicë, asambleiste e jona në kuvendin komunal. Vijon studimet e doktoratës në SHBA, në Ëalden University, drejtimi Menaxhment financiar. Aktualisht është Menaxhere e Korporatës në Bankën NLB. Për disa vite ishte ligjëruese në Universitetin e Mitrovicës.

Fahredini është një figurë emblematike e qytetit tonë, ai është artist i dalluar, profesor i fotografisë në Universitetin AAB, për disa vite ishte Drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës, gjithashtu ishte edhe Kryetar i shoqatës së artistëve aplikativë të Kosovës. Ka realizuar shumë ekspozita personale dhe ka marrë pjesë në dhjetëra ekspozita kolektive të fotografisë në mbarë botën.

Lidhja e tij me LDK-në është e hershme dhe e fortë, duke qenë edhe vëllau i ish kryetarit të Komunës së Mitrovicës, të ndjerit Faruk Spahija.

Flutura dhe Fahredini, do ta kenë mbështetjen tonë të plotë, të të gjithë strukturave të degës tonë, që të jenë përfaquesit tanë të denjë në Kuvendin e Kosovës.