08:49 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Dy këngëtaret shqiptare, pjesë e sezonit të ri të spektaklit “The Voice”

Dy këngëtaret e njohura shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, kanë bërë të ditur se do të jenë pjesë e sezonit të ri të emisionit të njohur “The Voice”.

Të dyjat janë ftuar nga organizatorët e këtij eventi të rëndësishëm në cilësinë e “këshillëtareve”, për të vlersuar ata që do të garojnë në këtë spektakël tejet të ndjekur, shkruan Indeksonline.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë këngëtaret që janë shprehur të gëzuara dhe falënderuese ndaj ftesave të marra.

“Faleminderit Kelly Clarkson që më keni zgjedhur si këshilltaren tuaj të kësaj beteje në këtë sezon të “NBC The Voice”, është kaq argëtim të punojmë së bashku, duke shijuar dhe mësuar nga ju dhe duke ju ndihmuar ku mundem. Mirnjohëse për mundësinë e këtij rrugëtimi tim si artiste”, ka shkruar Dua Lipa.

Ndërsa edhe këngëtarja Bebe u shfaq e kënaqur duke shkruar: “Gjejeni çfarë?! Unë jam këshilltare në këtë sezon të “The Voice”! Faleminderit që më keni zgjedhur Blake Shelton!”.
/Indeksonline/