75 Mall Live Search
15:56 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dy Kombëtaret, me të cilat Kosova s’mund të përballet në eliminatoret e EURO 2020

Sot, UEFA ka publikuar vazot për shortin e eliminatoreve për Kampionatin Evropian, Euro 2020.

Përfaqësuesja e Kosovës është radhitur në vazon e pestë, ndërsa Komëtarja shqiptare në vazon e katërt.

Ndërsa, tashmë janë bërë të ditura emrat e dy Kombëtareve, me të cilat Kosova nuk mund të përballet në këtë fazë, transmeton IndeksOnline.

Sipas Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Kosova nuk do të mund të përballet me Serbinë dhe Bosnjën për shkak të tensioneve politike mes tyre.

Ndërsa, gjasat janë të mëdha që Kosova të përballet me Shqipërinë në këtë fazë shkaku i radhitjes së tyre në grupe.

Përndryshe, shorti i eliminatoreve të EURO 2020 mbahet më 2 dhjetor në Dublin, teksa ndeshjet e para zhvillohen më 22 dhe 23 mars të vitit 2019./IndeksOnline/