10:44 / E Hënë, 07 Nëntor 2022 / B O

Dy kosovarë në formacionin e javës në Kroaci

Futbollistët kosovarë vazhdojnë të tregojnë formë të lartë në futbollin kroat. Dy futbollistë nga Kosova janë përzgjedhur në 11shen më të mirë të javës.

Emir Sahiti është vlerësuar me notën 8.4 dhe është pjesë e formacionit pas paraqitjes së fundit fantastike që kishte me Hajdukun duke shënuar edhe një gol.

Pjesë e 11-shes më të mirë është edhe Lindon Selahi, futbollisti i Rijekës që është vlerësuar me notën 8.3 me paraqitjen e fundit./Indeksonline/