09:29 / E Premte, 19 Qershor 2020 / indeksADMonline

Dy kundërshtarë me pretendime të kundërta, Drita-Ferizaj ndeshja e sotshme e Superligës së Kosovës

Java e 25-të e Superligës së Kosovës fillon sot nga ora 17:00. Vetëm një ndeshje është në program, ajo mes Dritës e Ferizajt.

Lideri i Superligës së Kosovës duhet të shënoj fitore nëse dëshiron të mbaj pozitën e parë, transmeton Indeksonline.

Drita ka 49 pikë për momentin, vetëm dy më shumë se Prishtina që është në pozitën e dytë.

Pretendime krejt tjera skuadra mysafire sot. Ferizaj duhet të shënoj fitore, nëse mendon të qëndroj në Superligë.

Ferizaj po kalon në një formë të dobët dhe për momentin gjendet në zonën e kuqe, saktësisht në pozitën e 10-të.

Ata pas 24 ndeshjeve kanë 25 pikë. Katër pikë është largë pozita që do ta shpëtonte ‘Ujqit’./Indeksonline/