75 Mall Live Search
10:58 / E Enjte, 21 Maj 2026 / OSH

Dy legjendarët e La Ligas marrin vendime të ndryshme, njëri ikën e tjetri qëndron

Largimi i Dani Parejo-s do të jetë një nga lamtumirat më të përfolura të sezonit në futbollin spanjoll.

Mesfushori do t’i thotë lamtumirë Villarreal-it këtë fundjavë në ndeshjen kundër Atlético de Madrid-it, duke i dhënë kështu fund një periudhe gjashtëvjeçare me klubin.

Ndryshe nga ai, Iago Aspas ka vendosur të vazhdojë kontratën me Celta Vigon. Në prag të ditëlindjes së 39-të, Aspas ka vazhduar kontratën edhe për një vit me Celtan.

Lojtari bartë mbi supe thuajse shumicën e rekordeve te skuadra spanjolle./Indeksonline/