15:57 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dy mbrojtësit e Serie A-s në shënjestrën e Mourinhos

Trajneri i Manchester United synon ta përforcojë mbrojtjen.

Triumfi ndaj Newcastles duket se ka rikthyer qetësinë te Manchester United, ndërsa Jose Mourinho për momentin nuk rrezikon shkarkimin, pasi reagimi i lojtarëve të skuadrës, ka kënaqur trajnerin.

Pikërisht për këtë arsye, Mourinho ka filluar të mendojë për ndeshjet e ardhshme, por mbi të gjitha për afatin kalimtar të janarit, ku do të kërkojë ndërhyrje veçanërisht në repartin e mbrojtjes.

Image result for skriniar

Ky repart është më i dobëti tek “Djajtë e Kuq”, ndaj Mourinho ka hedhur sytë drejt kampionatit Italian, konkretisht drejt Milanos, për të gjetur njeriun që do t’i mbyllë “vrimat” në mbrojtje.

Portugezi u ka kërkuar drejtuesve blerjen e njërit mes mbrojtësit të Interit, Milan Skriniar dhe kapitenit të Milanit, Alessandro Romagnoli.

Interi për sllovakun ka kërkesa vërtetë të larta, pasi për kartonin e Skriniar kërkojnë plot 80 milionë euro, ndërsa kuqezinjtë e Milanit do të hiqnin dorë nga kapiteni i tyre edhe përreth 50 milionë euro./IndeksOnline/

Image result for romagnoli