Dy mënyrat se si Interi mund të kualifikohet në fazën e eliminimit direkt
Vetëm Barcelona e ka siguruar kualifikimin tutje në Champions League nga grupi B.
Në këtë grup, Tottenhami dhe Interi janë duke ”luftuar” për vendin e dytë, teksa PSV Eindhoven është dorëzuar në vendin e fundit.
Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, Tottenhami renditet në vendin e dytë, aq sa ka edhe Interi në vendin e tretë, transmeton IndeksOnline.
Dhe tani, IFTV, medium italian, ka zbuluar mënyrat se si Interi mund të kualifikohet tutje në fazën e eliminimit direkt.
Në ndeshjen e ardhshme, nëse Interi regjistron fitore dhe Tottenhami mposhtet apo humbë, atëherë ”Nerazzurrët” vazhdojnë tutje.
Dhe nëse Interi barazon, dhe Tottenhami mposhtet, atëherë italianët vazhdojnë tutje.
Përndryshe, në ndeshjet e ardhshme, Tottenhami është mysafir i Barcelonës në ”Camp Nou”, ndërsa Interi e pret PSV në Milano./IndeksOnline/