23:55 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Dy modelet e reja gjermane masin forcat: G-Class VS BMW X7

Më herët Mercedes-Benz G-Class dhe BMW X7 nuk ishin rivalë të drejtpërdrejtë.

E para është një makinë e aftë off-road, ndërsa e dyta është një SUV i rehatshëm dhe i gjerë që mund të strehojë deri në shtatë udhëtarë.

Megjithatë, sa blerës të G-Class e shfrytëzojnë makinën e tyre për “off-road” gjatë pronësisë? Shumë pak, pasi shumica e këtyre SUV-ve luksoz do të kalojnë gjithë jetën e tyre në rrugët e qytetit, shkruan IndeksOnline.

Mercedes-Benz është padyshim i vetëdijshëm për këtë dhe e ka bërë gjeneratën e dytë G-Class më të rehatshme dhe më të rafinuar, si dhe më luksoze.

Në teori, një klient mund të konsideronte të dyja këto SUV për një blerje, edhe pse çmimi është shumë i ndryshëm.

Mercedes-Benz G-Class fillon në 124,500 dollarë (G550) ndërsa X7 xDrive40i ka një çmim prej 73,900 dollarë. As X7 xDrive50i nuk arrin të afrohet me Mercedesin në kushtet e çmimeve, pasi ka një cmim prej 92,600 dollarë.

Pra, pse i krahason Throttle House këto dy automjete? E pra, derisa të dalë GLS-ja e re (nuk do të jetë larg, pasi është planifikuar të debutojë nesër në New York Auto Show), G550 është SUV-i më i afërt luksoz i Mercedes që mund të sfidohet kundër X7. /IndeksOnline/