22:32 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Dy motra kosovare vdesin në një aksident në Gjermani, katër të tjerë të lënduar

Një aksident i rëndë që ndodhi sot në Gjermani mori jetën e dy femrave kosovare.

Sipas burimeve të Indeksonline viktimat që humbën jetën në këtë aksident janë motra, të martuara për dy vëllezër.

H.Sh dhe F.Sh, emra të njohur për redaksinë humbën jetën në aksidentin që ndodhi ndërmjet ‘Graben-Neudorf dhe Nochstetten’ të Gjermanisë, pasditen e sotme.

Të njëjtat janë me origjinë nga Gjakova kurse për aksidentin në fjalë kanë raportuar edhe mediat e huaja.

Në raportim e sipër u theksua se përpos viktimave, të lënduar nga ky aksident mbetën edhe katër persona të tjerë.

Veturat e përfshira në këtë aksident ishin një Mercedes dhe një Opel, të cilat edhe u përplasën njëra me tjetrën.

Në rrezik për jetë si pasojë e këtij aksidenti është edhe shoferi 51 vjeçar i veturës ‘Opel’./Indeksonline/