75 Mall Live Search
10:35 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dy mungesa të mëdha për Prishtinën në derbin ndaj Flamurtarit

Në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, në stadiumin, ”Fadil Vokrri” do të zhvillohet derbi prishtinas.

Prishtina do ta presë Flamurtarin, në një ndeshje ku shihet favorite, teksa Flamurtari është në kërkim të kthimit të krenarisë së saj.

Dhe padyshim se sot na pret në një ndeshje jashtëzakonisht interesante, transmeton IndeksOnline.

Por, trajneri i Prishtinës, Mirel Josa ka disa probleme mjaft të mëdha për ndeshjen e sotme.

Josës do t’i mungojnë dy lojtarë të rëndësishëm – Mankenda dhe Ahmeti, të cilët ende nuk dihet se kur do të rikuperohen.

Ppor Prishtina ka fond të mjaftueshëm të futbollistëve që janë të etur për t’u futur në garë për 11-në më të mirë i cili nesër pritet të ketë ndryshime./IndeksOnline/