15:23 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Trepça’89 ”çartet” në vazhdime, lë pas Flamurtarin

Ka përfunduar ndeshja e fundit për sot në kuadër të Kupës së Kosovës në futboll.

Trepça’89 ka arritur që të kualifikohet në çerekfinalen e Kupës pas përballjes me Flamurtarin.

Ndeshja e zhvilluar në ”Riza Lushta” u mbyllë pa gola pas 90 minutash, ku u deshtën vazhdimet, transmeton IndeksOnline.

Vazhdimet i sollën fat 89-shit, pasi skuadra mitrovicase shënoi tre gola.

Në minutën e 92-të, 89-shi kalon në epërsi përmes Diawarras, më pas Mircesvski shënoi për 2-0 pas 11 minutash, dhe Arbër Pira e vulosi fitoren me një gol në minutën e 108-të.

Përveç Trepça’89, sot biletën për çerekfinale e morën edhe Ballkani, Feronikeli dhe Kika./IndeksOnline/