10:38 / E Shtunë, 08 Gusht 2020

Dy ndeshje shumë interesante në Ligën e Kampionëve

Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Barcelona e pret Napolin në “Camp Nou” në një ndeshje që pritet të jetë shumë interesante.

Ndeshja e parë në “San Paolo” ka përfunduar 1-1, shkruan Indeksonline.

Në “Alianz Arena” luhet ndeshja kthyese në mes të Bayern Munchen dhe Chelsea.

Bavarezët janë me një këmbë në çerekfinale pasi në ndeshjen e parë kanë fituar 3-0.

Të dy ndeshjet luhen nga ora 21:00. /IndeksOnline/

Mos i humb