17:44 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / Blerim

Dy nga kafshët më të rrezikshme në botë “kacafyten” në Indi

Një përballje e egër ka ndodhur në liqenin e Tododa Andhari në Indi. Një tigër është kapur duke u kacafytur me një nga arinjë më të rrezikshëm në botë.

Një udhërrëfyes ka filmuar të gjithë ngjarjen e ndodhur pranë një liqeni në Indi. Në foto shihen disa momente kur kafshët janë duke u përballur me njëri tjetrin.

Përleshja e tyre nuk ka zgjatur shumë pasi janë friksuar nga njerëzit që ishin aty afër në ato momente. Ata janë ndarë nga njëri-tjetri duke shkuar në drejtime të kundërta.