22:40 / E Premte, 26 Nëntor 2021 / OSH

Dy nxënësit e vrarë ishin fëmijë të veteranëve të luftës!

Sonte Kosova është tronditur nga vrasja e tre personave në Gllogjan të Decanit.


Disa persona të maskuar me kallashnikov kanë shtënë drejt autobusit ku mbetën të vrarë shoferi dhe dy nxënës.


IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se Gentiana Mustafaj është vajza e Flori Mustafaj, invalidi i luftës, i cili ka humbur njërën këmbë në luftë dhe disa pjesë të zorrëve.

Mustafaj njihet si njëri nga luftëtarët më të zot në rrafshin e Dukagjinit.

Kurse nxënësi Ledjan Hamza, është djali i veteranit të luftës, Beq Hamzaj.


Po ashtu, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, bën thirrje që kushdo që ka ndonjë informacion për këtë rast të bashkëpunojë me Prokurorinë dhe Policinë, në mënyrë që kryerësi e këtij krimi të kapet dhe të dalë sa më shpejtë para drejtësisë.