17:13 / E Hënë, 06 Prill 2020 / indeksADMonline

“Dy pacientët në gjendje mjaftë të rëndë janë në moshë të shtyer”

Vlera Berisha, mjeke në Klinikën Infektive, në një lidhje direkte ka bërë të ditur se dy paceintë të shtirë në këtë klinikë me koronavirus janë në gjendje mjaftë të rëndë.

Berisha ka treguar se pacientët janë në moshë të shtyer, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa, për shëndetin e katër infermiereve që janë të prekura me Covid-19 janë në gjendje të qëndrueshme.

“Janë pacientë në moshë të shtyer, janë në përkujdesje intensive por gjendja e tyre është mjaftë e rëndë.

Katër punëtorët nga stafi i mesëm i kemi të prekura, janë duke u trajtuar por janë në gjendje stabile”, ka thënë ajo./IndeksOnline/