22:39 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dy parashutistë të huaj humbën jetën sot në Maqedoni

Dy parashutistë të huaj kanë humbur jetën sot në Krushevë të Maqedonisë pasi kanë rënë nga lartësia në Meçkin Kamen. Njëri ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa tjetri i cili u lëndua rëndë u dërgua në Spitalin e Prilepit ku edhe ndërroi jetë disa orë më vonë.

Natalia Spirova nga MPB tha për MIA-n se të dy parashutistët e aksidentuar janë shtetas të huaj, njëri nga Ukraina e tjetri nga Anglia.