12:25 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dy persona arrestohen brenda 24 orëve për shkak se sulmuan nënën e tyre

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka identifikuar dy raste ku dy persona kanë sulmuar nënat e tyre.

Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë, ndërsa i dyti në Klinë, transmeton Indeksonline.

Prishtinë 24.08.2019 – 12:00. Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht nënën e saj viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Klinë, 24.08.2019 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar me të probleme psikike pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllain e tij . Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në Repartin e Psikiatrisë në Spitalin e Pejës./Indeksonline/