20:31 / E Diele, 12 Janar 2020 / indeksADMonline

Dy persona humbën sot në Strazh, policia jep detaje lidhur me rastin

Tashmë janë gjetur dy personat e zhdukur të cilët po bënin ‘Hiking’ gjatë ditës së sotme.

Një femër dhe një mashkull rezultuan të humbur, por që për fat të mirë pas disa orëve kërkimi të dy janë gjetur.

Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë, duke treguar se të dy ishin ndarë nga grupi me të cilët po ecnin rreth orës 14:00, raporton Indeksonline.

“Dy persona që ishin pjesë e një grupi për ‘Hiking’, në fshatin Strazh të Kaçanikut sot rreth orës 14:00 janë ndarë prej grupit të tyre. Bëhet fjalë për një femër dhe një mashkull. Ata deri vonë kanë pasur kontakt me telefon me grupin, por më pas është ndërprerë kontakti”, ka thënë zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Ai poashtu tha se pjesëtarët e grupit dyshojnë se dy personave në fjalë ju është harxhuar bateria e telefonit.

“ Grupi ‘Hiking’ këtë rast e ka lajmëruar në polici rreth orës 18:00”, ka thënë Gashi.

Indeksonline raportoi lidhur me zhdukjen e dyshes, por edhe me vendodhjen e fundit që ishte evidentuar nga ta.

Gjithashtu burime të Indeksonline theksuan se të dy u gjetën ën Luboten./Indeksonline/