Dy persona kapen me armë pa leje në Pejë dhe Istog, konfiskohen pistoleta dhe fishekë
Drejtoria rajonale e Policisë nё Pejë, stacioni policor – Pejë, më 19.05.2026, rreth orës 18:50, patrulla policore gjatë patrullimit në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, ka ndaluar personin tani i dyshuar dhe pas kontrollit në çantën e tij të krahut i është gjetur dhe sekuestruar arma (pistoletë) një karikator dhe shtatëmbëdhjetë (17) fishekë të kalibrit 9x19mm.
Më 19.05. 2026, patrulla e stacionit policor – Istog, rreth orës orës 22:50, deri sa ishte në pikë kontrolli në fshatin Banjë – Istog, kishte ndaluar një automjet dhe pas kontrollit në bagazhin e tij ishte gjetur arma (pistoletë) me një karikator, shtatë (07) fishekë dhe një OC sprej dhe ato janë sekuestruar.
Në të dy rastet të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar, pas konsultimit me prokurorin e shtetit ata janë liruar në procedurë të rregullte.
Armët e konfiskuara janë:
Dy (2) pistoleta
Dy (2) karikatorë
Njëzet e katër fishekë dhe
Një OS sprej



