15:24 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Dy persona rezultojnë pozitiv me COVID-19 dhe dy të tjerë shërohen në Komunën e Kamenicës

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se dy persona (2) ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në Komunën e Kamenicës.

Personat e infektuar janë: një (1) nga fshati Rogaçicë, një (1) nga fshati Petroc.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë udhëzimet e institucioneve kompetente.

“Sapo u njoftuam nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës se sot janë identifikuar edhe dy (2) raste pozitive me #COVID19 dhe dy (2) persona janë shëruar plotësisht. Të infektuarit janë nga fshati Roganë dhe Petroc, ndërsa në mesin e të shëruarve është edhe Drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë. Ju lutem vazhdoni kujdesin e ndiqni udhëzimet. Bart maskën, pastro duart e mbaj distancën! Për veten dhe njerëzit përreth”, ka thënë Kastrati.

Bilanci me COVID-19 në komunën tonë:
– 113 raste të identifikuara;
– 78 të shëruar plotësisht;
– 27 raste aktive;
– 8 të vdekur.

Kujdesuni për vetën dhe të tjerët duke mbajtur maskë, distancë dhe duke pastruar duart shpesh.