09:42 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Dy të lënduar, në aksidentin në rrugën Podujevë-Prishtinë

Në magjistralen Podujevë – Prishtinë, pikërisht në Bërrnicë, sot ka ndodhur një aksident i rëndë, shkruan IndeksOnline.

Si pasojë e aksidentin kanë mbetur të lënduar dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnlinen, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Rreth orës 09:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Bërrnicë, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Në këtë aksident janë lënduar 2 persona. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo./IndeksOnline/