15:35 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / OSH

Dy persona të lënduar nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

IndeksOnline raportoi më parë për një aksident të rëndë që na ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku kanë qenë të përfshira tri automjete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, për IndeksOnline, ka konfirmuar se dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Në ora 14:48, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, drejtimi Prizren-Suharekë (km i 24). Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia është duke kryer procedurat e duhura në vend-ngjarje”, tha ai./IndeksOnline/