11:06 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Dy punëtorë rrëzohen nga skelet, njëri në gjendje më të rëndë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Suharekë, dy persona janë rrëzuar nga skelet derisa po punonin.

“Dy meshkuj K/Shqiptarë janë lënduar pasi janë rrëzuar nga skelet e ndërtimit që ishin të vendosura për të kryer punimet në objekt. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. Njëri është liruar në shtëpi ndërsa tjetri është ndaluar në spital për tretman të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit të shtetit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/