23:01 / E Shtunë, 23 Maj 2020 / indeksADMonline

Dy punëtorë të një fabrike dhe një polic janë të infektuar me Covid-19 sot në Prizren

Në Komunën e Prizrenit sot janë shënuar edhe tri raste të reja me Covid-19, duke e çuar në 124 numrin total të të infektuarve.

Të infektuarit e sotëm të cilët kanë rezultuar pozitivë janë dy punëtorë të një fabrike dhe një polic, të cilat janë raste kontakti.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka, i cili në një lidhje telefonike në RTV Dukagjin, tha se qytetarët po vazhdojnë të grumbullohen dhe sipas tij, qytetarët janë relaksuar shumë.

Prizreni është komuna e dytë më e infektuar nga koronavirusi në Kosovë.