09:09 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Dy qendërmbrojtësit Rrahmani – Aliti, patën më së shumti pasime në lojë

Në ndeshjen e Kosovë – Bullgari, patëm dominim total në të gjitha aspektet e lojës.

Nëse shikohen statistikat Kosova pati 62% të posedimit kundrejt 38% Bullgaria. Gjuajtjet drejt portës ishin 12-4.

Një detaj interesant që bie në sy është numri i pasimeve, ku udhëheqin mbrojtësit e Kosovës.

Amir Rrahmani 89 dhe Fidan Aliti 78, kryesojnë listën e pasimeve, pas tyre Hekuran Kryeziu pati 40 pasime ndërsa Mërgim Vojvoda 39.

Është interesant të theksohet që portieri Arijanet Muric, pati pasime më shumë se 10 futbollistë të Bullgarisë. /Indeksonline/