19:42 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Dy rastet e fundit me koronavirus, një në Gjilan tjetri në Vushtrri

Janë konfirmuar dy raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Sipas IKSHPK-së, të dyja rastet kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara dhe të gjithë kanë qenë në vetë izolim, si dhe rasteve tështrira në Klinikën Infektive.

“Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti të gjinisë femër, njëra me vendbanim në fshatin Vrapçiç-Gjilan e moshës 25 vjeçe dhe tjetra me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri e moshës 73 vjeçe”, thuhet në njoftim, përcjellë Indeksonline.

Ndryshe, numri i të infektuarve ka shkuar në 63./Indeksonline