Dy rekorde të Kosovës në ditën e dytë të Kampionatit Botëror të Notit
Dy rekorde të Kosovës në ditën e dytë të Kampionatit Botëror të Notit në pishina të shkurta 25m që po zhvillohet në Hangzhou të Kinës.
Sportistet tanē patën kēto paraqitje dhe u renditen si më poshtë:
Dren Ukimeraj në diciplinen 200m Krol pati kohën 01:58:44 dhe është rekord i Kosovës.
Në renditjen e përgjithshme Dreni u rendit i 58 nga 64 sportist pjesëmarrës, transmeton IndeksOnline.
Fjorda Shabani në diciplinen 100m Krol pati kohen 01:02:09 në renditjen e përgjithëshme.
Fjorda u rendit e 68-ta nga 94 sportiste pjesëmarrës.
Dion Kadriu në diciplinen 100m Delfin arriti kohën 00:59:96 dhe është rekord i Kosovës. Në renditjen e përgjithshme, Dioni u rendit i 67 nga 77 sportist pjesëmarrës.
Ne ditën e tretë të garave do të paraqiten Dren Ukimeraj në 50m Krol dhe urojmë për paraqitje sa më të mirë./IndeksOnline/