Tre notarë kosovarë paraqiten sot në Kampionatin Botëror në Kinë
Në ditën e parë të garave në Kampionatin Botëror të Notit që po zhvillohet në Hangzhou të Kinës u paraqit sportistja Eda Zeqiri në diciplinën 100m Shpinë.
Ajo arriti kohën 01:08:69 kohë që e renditi në pozitën e 51-të nga 55 sportiste pjesëmarrëse.
Sot, më datën, 12/12/2018 në programin e garave do të paraqiten edhe sportistët tjerë:
Dren Ukimeraj në 200m Krol
Fjorda Shabani ne 100m Krol dhe
Dion Kadriu ne 100m Delfin./IndeksOnline/