Dy rivalët londinezë në garë për yllin e Crystal Palace-s

Dy rivalët londinezë, Arsenali dhe Tottenhami kanë hedhur sytë tek ylli anglez.
Bëhet fjalë për Eberechi Ezen, i cili ka qenë një nga yjet e sezonit në Premierligë.

Siç raporton gazetari Fabrizio Romano, “topçinjtë” kanë biseduar bisedimet me kampin e lojtarit si edhe me Crystal Palace, për një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët.
Eze, sezonin që lamë pas ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Crystal Palace-s, ku bëri 43 paraqitje dhe shënoi 14 gola dhe 11 asistime, ku arriti të fitonte “FA Cup”./IndeksOnline/