18:35 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Dy seanca të jashtëzakonshme për dy ditë

Dy seancat e planifikuara të mbahen një javë më parë do të mbahen nesër dhe mbas nesër, njofton Indeksonline.

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga deputetët e opozitës lidhur me vendimet e qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara, është paraparë të mbahet nesër me fillim nga ora 10:00.

Ndërsa të mërkurën, po ashtu nga ora 10:00, do të mbahet debati parlamentar lidhur me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti.

Që të dy seancat, për shkak të Epopesë së UÇK-së, janë shtyrë nga java e kaluar/ Indeksonline/