Dy serbë dhe një shqiptar arrestohen për trafikim me njerëz
Në Prizren dje janë arrestuar dy serbë dhe një shqiptar pasi janë kapur në flagrancë duke trafikuar viktimën femër shtetase të Shqipërisë.
“Janë arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe dy meshkuj K-Serbë, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke trafikuar viktimën femër shqiptare shtetase e Shqipërisë”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.