19:24 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Dy shkolla dhe një çerdhe, Suhareka kishte një ditë suksesi

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj është një nga kryetarët më aktiv në vend. E ndryshimet që po bëhen në Suharekë, po vërehen thuajse çdo ditë.

Por sot ai ishte fokusuar pikërisht në sferën e arsimit.

Muharremaj  sot ka përuruar dy shkolla, një prej tyre në Dobërdelan dhe një tjetër në Leshan, transmeton Indeksonline.

Përpos kësaj Muharremaj ka publikuar edhe një video nga punimet që po realizohen në çerdhen e re në Suharekë.

“Edhe në Leshan e përuruam shkollën e re e cila ka qenë kërkesë dhe nevojë e banorëve…”, shrkoi ndër të tejrash Muharremaj.

Duhet përkujtuar që arsimi është një nga pikat kyçe në vend, e që puna në drejtim të kësaj lamie është mëse e nevojshme./Indeksonline/