15:54 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dy shqiptarë në mesin e 10 lojtarëve me më së shumti pasime këtë sezon

Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi kanë qenë pjesë kruciale e Arsenalit këtë sezon.

Të dy lojtarët janë të pazëvendësueshëm tek skuadra londineze që prej ardhjes së Unai Emeryt.

Xhaka, madje, ka qenë edhe kapiten në disa ndeshje, si edhe së fundmi ndaj Bournemouth, transmeton IndeksOnline.

Image result for shkodran mustafi xhaka

Tani, sipas statistikave të publikuara nga Bleacher Raport, Xhaka është futbollisti i tretë me më së shumti pasime në Premier League këtë sezon – me 1053 sosh.

Në top-dhjetëshe zë vend edhe Mustafi, ani pse mbrojtës – futbollisti nga Gostivari ka kompletuar gjithsej 830 pasime këtë sezon duke u renditur i 10-ti në këtë listë.

Padyshim, vendin e parë në këtë listë e ka transferimi senzacional i Chelseat, Jorginho – me 1237 sosh./IndeksOnline/

Image may contain: 5 people