09:15 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Dy sirianë sulmojnë sigurimin në Qendrën e Azilit, në Magure

Një punëtor sigurimi në Qendrën e Azilit në Magure, dje është sulmuar nga dy sirianë, shkruan IndeksOnline.

Sipas policisë nuk raportohet për të lënduar.

“Fsh. Magure, Lipjan 19.03.2020 – 14:50. Viktima mashkull kosovar punëtor sigurimi

në Qendrën e Azilit, ka raportuar se është sulmuar nga dy të dyshuar meshkuj shtetas të

Sirisë. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/