17:38 / E Enjte, 29 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Dy skuadra angleze pas Amrabat, Fiorentina reziston

Paraqitjet e mira të Soyfin Ambrabat në Kampionatin Botëror, kanë bërë që shumë skuadra të interesohen për mesfushorin maroken.

Së fundi interesim për të kanë shfaqur edhe dy skuadrat angleze Liverpul dhe Tottenham, shkruan IndeksOnline.

Vlera e Ambrabat ka hipur dukshëm në tregun e transferimeve por edhe përkundër kësaj, klubi i Fiorentinës nuk dëshiron të largoj mesfushorin.

Marokeni ka kontrat me klubin nga firenca deri në vitin 2025 dhe vlera e tij aktuale në tregun e transferimeve sillet rreth 45 milionë.

Për Amrabatin kanë shfaqur interesim edhe Atletico Madrid dhe Sevilla./IndeksOnline/