17:36 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Dy skuadra angleze vihen pas talentit kosovar

Paraqitjet e mira të talentit Elvis Rexhbecaj kanë rënë në sytë e skuadrave anglezëve.

Lojtari i Wolfsburg me prejardhje nga Kosova, po konsiderohet një nga lojtarët më premtues për klubin elitar gjerman.

21 vjeçari ka debutuar në vitin 2017 për skuadrën e parë të Wolfsburgut në Bundesligë.

Sic raporton gazeta gjermane ‘Bild’, skuadra e promovuar në Premierligë këtë sezon, Norwich City, janë të interesuar për 21 vjeçarin nga Prizreni.

Norwich për të siguruar shërbimet e Rexhbecajt duhet të mposht garën e ashpër me Leeds United, që po ashtu po kërkon inkuadrimin në Premierligë këtë sezon.

Kartoni i Rexhbecaj vlerësohet të jetë rreth tetë milionë euro. /IndeksOnline/