10:39 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dy skuadrat që s’kanë fituar dhe shkaktuar penallti këtë sezon

Deri më sot, janë zhvilluar komplet 12 javë në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

12 javë të përshkruara me tensione, emocione e momente dramatike pothuajse në çdo ndeshje.

Pas këtyre ndeshje, Feronikeli është lider në tabelë, por ndjeket nga afër prej Prishtinës, Llapit e Dritës, transmeton IndeksOnline.

Dhe Prishtina është skuadra e vetme nga katër pozitat e para që nuk ka shënuar ndonjë gol nga pika e bardhë.

Përveç kësaj, futbollistët e Prishtinës as nuk kanë shkaktuar ndonjë penallti deri më tani këtë sezon.

Por, Prishtina nuk është vetme në këtë aspekt. Në situatë të njejtë është edhe rivali lokal i saj, Flamurtari, skuadër e cila nuk ka shënuar nga ndonjë penallti, madje as nuk ka shkaktuar./IndeksOnline/