11:30 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dy superndeshje zhvillohen sot në Superligë

Sot do të zhvillohen dy ndeshje e fundit të javës së 10-të së Superligës së Kosovës.

Drita do të pres në ‘shtëpi’, Ballkanin, i cili ka qenë lider në tabelë deri te premten, por fitoret e Gjilanit dhe Llapit, kanë bërë që të renditët në vendin e tretë.

Kjo pritet të jetë një super ndeshje, pasi Drita nuk di për humbje në tetë ndeshjet e fundit, transmeton Indeksonline.

Ndeshje tjetër interesante pritet të zhvillohet mes Ferizajt dhe Prishtinës.

Prishtina në dy ndeshjet e fundit nuk ka fituar dhe shpreson që pas kësaj ndeshje t’i rikthehet fitoreve, derisa Drita ka fituar në ndeshjen e fundit ndaj Llapit.

Kujtojmë që ndeshjet fillojnë në ora 14:00./Indeksonline/