22:25 / E Shtunë, 30 Mars 2019 / indeksADMonline

Dy Suzuki bëhen bashkë, por mposhten nga G-Class

Suzuki Jimny është një nga makinat më të bukura që nuk do të shitet asnjëherë në Shtetet e Bashkuara. Të paktën tani për tani.

Në fakt, Suzuki Japoni, i vetmi vend ku prodhohet Jimny, po kalon disa vështirësi për të përballuar kërkesën e lartë.

Ju pëlqen apo jo, forma si kuti e Jimny ngjan me Mercedes-AMG G63. Kjo është diçka e keqe, pasi diferenca e çmimit midis dy makinave është shumë e madhe. Off-roader japonez kushton 10 herë më lirë se SUV-i luksoz gjerman.

Me paratë e kursyera për Jimny në vend të G-Wagon, imagjinojeni se çfarë mund të bëni me makinën dy dyershe 4×4, si për shembull Edicioni Jimny Black Bison si ky që shihni në foto, krijuar nga Wald International.

Ndryshimi mes G-Wagon dhe Jimny mund të gjendet edhe nën lëkurë. AMG G63 mban motorin e fuqishëm 4.0-litër V8 twin-turbo që prodhon 577 kuaj fuqi. Në fakt, AMG G63 është kaq e fuqishme, saqë ka fituar një garë në vijë të drejtë me një Land Rover Range Rover SVR dhe një Audi SQ7.

Jimny në anën tjetër mban motorin 1.5 litër me aspirim natyral me 100 kuaj fuqi. Nuk është shumë, por kujtoni që mini-SUV-i japonez peshon rreth 1,25 ton, që është rreth gjysma e AMG G63. Por është mjaftueshëm për ta bërë atë absolutisht fantastik në terren të vështirë.

Sidoqoftë, a mundet një Suzuki Jimny të fitojë kundër AMG G63? Sigurisht që jo. Po dy Jimny? Tre? Shikoni videon më lart për të zbuluar.