13:24 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Dy talentët me origjinë shqiptare që po korrin suksese në Austri

Drin Kryeziu dhe Edi Kryeziu të dy të lindur në Austri në qytetin Linz, por me origjinë shqiptare, janë duke shfaqur paraqitje të shkëlqyera në futbollin e gjeneratave të reja në Austri.

Vëllezërit Kryeziu njëri 14 vjeçar kurse tjetri 12 vjeçar janë duke shfaqur suksese të mëdha në skuadër e tyre “Asko doppl hart 74”, i cili Drin Kryeziu ka fituar titullin me skuadrën e tij në grupmoshën U16.

Duke treguar talentin e tyre të dy janë preferuar nga trajneri i tyre që të luajnë me futbollistë më të mëdhenj se bashkëmoshatarëve të tyre.