10:04 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Dy të arrestuar në Prizren, rrëmbyen një person

Dy meshkuj janë arrestuar nën dyshimin se kanë rrëmbyer një person në Prizren.

Policia bën të ditur se njësiti policor ua ka konfiskuar të dyshuarve një armë e tipit AK-47.

Me vendim të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje.

“Rr. “Turgut Ozal”, Prizren   21.05.2018 – 01:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit nën kërcënimin e armëve e kanë rrëmbyer viktimën mashkull K-Shqiptar. Njësiti policor nga të dyshuarit ka konfiskuar një armë AK-47 dhe një pistoletë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, bën të ditur policia./Indeksonline/