09:38 / E Hënë, 27 Mars 2023 / k.v

Dy të lënduar në aksidentin e ndodhur në Polac

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në aksidentin e ndodhur dje pasdite në Polac, për të cilin kishte raportuar IndeksOnline të dielën.

Policia ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Në Polac të Skenderajt, të dielën në orën 16 e 30 minuta ka ndodhë një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë dy automjete të udhëtarëve me targa vendore dhe me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar dy  drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer të cilët pas tretmanit mjekësor lirohen për në shtëpi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me rastin është marrë njësiti i trafikut./IndeksOnline/