11:04 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Dy të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Pasditen e djeshme ka ndodhur një aksident në Maxhunaj të Vushtrrisë, ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Policia ka bërë me dije se aksidenti ka ndodhur mes dy vetura në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Fshati Maxhunaj, Vushtrri 22.11.2017 – 14:15. Dy meshkuj K/Shqiptarë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur midis dy veturave në rrugën nacionale Prishtinë–Mitrovicë. Aksidenti ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së drejtuesit të njërës prej veturave. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, bën të ditur policia./Indeksonline/