18:33 / E Enjte, 23 Maj 2024 / L K

Dy të lënduar nga aksidenti në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në këtë aksident janë lënduar dy persona.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti