21:11 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / AR

Dy të martuarit, nga 100 vjeç, ndërrojnë jetë në të njëjtën kohë: Sa e zakonshme është kjo?

Një çift në Hamilton, Kanada, të cilët festuan 79-vjetorin e martesës dhe 100-vjetorin e tyre në fillim të këtij viti, humbën jetën vetëm disa orë larg njëri-tjetrit javën e kaluar.

Frances dhe William Malicote, të dy 100-vjeçarë, ndërruan jetë vetëm me 20 orë diferencë.

Hubert ndërroi jetë më 30 nëntor në orën 21:15, ndërsa June vdiq në orën 17:40, 1 dhjetor.

Çifti u njohën në shtator 1941 dhe u martuan në 1943.

Një ngjarje e tillë, në fakt, nuk është hera e parë që ndodh. Ne jemi të tërhequr nga këto histori melankolike, por që na ngrohin zemrën, ndoshta sepse ato sugjerojnë se dashuria me të vërtetë zgjat përgjithmonë, madje edhe përtej vdekjes. Dhe ky është një mendim i bukur.

 Por a ka vërtet diçka, apo është thjesht rastësi?

Mund të duket se ndodh shpesh, por kjo ka të ngjarë të jetë edhe si pasojë e zgjedhjes së titujve nëpër media. “Dy të moshuarit e martuar vdesin disa orë larg njëri-tjetrit” është një lajm me interes njerëzor.

Por rezulton se ka një shkencë të vërtetë pas fenomenit. Ekziston ajo që njihet si sindroma e zemrës së thyer, që besohet se ndodh kur dikush humbet një partner ose bashkëshort.

Vdekja e bashkëshortit/es njihet si një nga gjërat më stresuese që mund t’i ndodhë një personi. Por, përveç ankthit dhe pikëllimit (të cilat në vetvete janë shumë dobësuese dhe nuk duhen lënë pas dore), shumë harrojnë se stresi ka edhe një komponent fizik. Stresi mund të shkaktojë shumë sëmundje fizike dhe nëse është i papritur dhe mjaft serioz, atëherë sëmundjet mund të prekin edhe zemrën.

Por edhe pa dëmtimin e drejtpërdrejtë të zemrës, pasojat fizike dhe emocionale të humbjes së dikujt mund të kenë një dëm serioz në trup. Kjo mund të jetë një arsye tjetër për historitë që dëgjojmë, të cilat pa ndryshim kanë të bëjnë me njerëz që kanë qenë së bashku për disa dekada.

Trupi i moshuar është shumë më i brishtë dhe i rraskapitur se ai një trup i ri, kështu që tronditja e humbjes së një partneri afatgjatë mund të jetë e tepërt për t’u përballuar.

Kjo gjithashtu mund të ndihmojë në shpjegimin pse nuk dëgjoni që kjo të ndodhë me çiftet më të reja kur njëri partner vdes.