15:07 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / OSH

Dy të mitur në Qendrën Korrektues për të Mitur në Lipjan po vazhdojnë studimet universitare nga kjo Qendër

Në kuadër të programeve për trajtimin e të miturve, me qëllim të rehabilitimit dhe risocilaizimit për kthim sa më të suksesshëm në shoqëri, në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, rëndësi e veçantë i kushtohet edhe arsimimit të të miturve.

Kështu, përveç organizimit të procesit mësimor në nivelin fillor dhe atë të mesëm, ku të gjithë të të miturve u mundësohet t’i vijojnë mësimet aty ku i kanë ndërprerë para se të vinin në QKML, këtë vit dy të mitur nga kjo qendër po i ndjekin online studimet universitare, njëri në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik dhe tjetri në Universitetin AAB, në drejtimin Shkencat Kompjuterike.

Arsimimi në institucione korrektuese është ekuivalent me arsimimin e përgjithshëm në Republikën e Kosovës, të gjithë të burgosurit, të cilët mbarojnë me sukses vitin shkollor, marrin dëftesat, certifikatat dhe diplomat, të cilat nuk dallojnë nga ato që u jepen personave që vijojnë shkollimin në liri.